Vazhdojnë çuditë me tamponët e Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit. Të dy futbollistët u detyruan të izoloheshin përsëri në shtëpitë e tyrp asi testet e UEFA-siI nxorën ata pozitiv para ndeshjes së Napolit me Real Sociedad e si rrjedhojë humbën sfidën në fjalë.
Por sot, klubi italian bëri të ditur se situata ka ndryshuar plotësisht dhe se tashmë si Hysaj, ashtu edhe Rrahmani, cilësohen negativë. Lojtarëve u janë kryer dje teste nga autoritetet shëndetësore rajonale dhe tamponët e tyre kanë rezultuar negativë ndaj COVID-19.
Napoli e konfirmoi këtë nëpërmjet një komunikate zyrtare e cila kësisoj zyrtarizon kthimin e dy futbollistëve në stërvitje me klubin e padyshim që do të jenë të gatshëm për sfidën e kësaj fundjave. Kjo nuk është hera e parë që tamponët e UEFA-s me ato të laboratorëve në Itali janpin përfundime të ndryshme të testeve të tyre. Rasti më i bujshëm është ai i Lacios ku lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve edhe Strakosha, rezultonin pozitiv në testat e saj por negative në laboratorët vendas.
