Kryeministri Edi Rama ka qënë pasditen e sotme në Qendrën Spitalore në Tiranë për të vizituar të gjithë efektivët që janë plagosur gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.
Ajo që është vënë re është fakti që Rama është shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ky i fundit pak hapa pas numrit një të qeverisë, ka qëndruar në heshtje gjithë kohën që ai ka folur duke mos komentuar ngjarjen e ndodhur.
Veliu mesa duket ka zënë përkohësisht vendin e ministrit të Brendshëm në ikje, Sandër Lleshajt, në dalje të tilla publike. Megjithatë mesazhi që ka përcjellë Rama është i qartë: “Lleshaj nuk është më pjesë as si ministër në ikje e strukturave të Policisë”.
