Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati shtron pyetjen: Si do veprojë opozita nëse nuk e rrëzon Ramën me protestë?

19:03 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar protestën e paralajmëruar të Opozitës së Bashkuar më 16 shkurt. Sipas Bushatit, opozita duhet të përgjigjet se çfarë do ndodhë nëse Rama nuk rrëzohet me protesta.

Analisti shprehet nga ana tjetër se edhe nëse prishet rendi në protestë, pra të ketë manifestime të dhunshme është e pamundur të rrëzohet qeveria e kryeministrit Rama.

“Deri tani duket si një film i parë. Po të shohësh takimet e Bashës është e njëjta gjë me Ramën. Ajo që duket se ka ngjashmëri është fjalori i Ramës para 21 janarit dhe i Bashës tani.

Të njëjtin fjalor po përdor edhe Basha gjë që të jep idenë se do jetë diçka më e dhunshme nga kjo pikëpamje. Duket se ka një shqetësim për një prishje rendi që e tejkalon një manifestim normal. Por, pavarërisht kam një pyetje se çdo arrijmë pas kësaj. Duket fare e pabesueshme që do bëjnë një protestë që do rrëzojnë Edi Ramën”, u shpreh Bushati.

Për sa i përket asaj çfarë mund të ndodhë, Bushati tha se i takon krerëve të opozitës që të tregojnë që janë ata vetë që do të goditen në mënyrë që njerëzit t’i shkojnë nga mbrapa.

Ai tha se opozita duhet të përgjigjet se çfarë do ndodhë nëse Rama nuk rrëzohet nga protesta.

“Nëse nuk arrijnë ta rrëzojnë Edi Ramën me protestë a do pranojnë si demi pas copës së kuqe të futen në zgjedhje. Nuk e japin këtë përgjigje.

Dini që ndonjëri ka thënë se nëse nuk e rrëzojmë Ramën me protestë nuk do futemi në zgjedhje? Nuk ka rëndësi se si nis, rëndësi ka fundi i tunelit”, tha ai.

Bushati proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.