Një aksident i rëndë ka ndodhur në Babrru, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur disa persona,ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, fuqia e përplasjes ka qenë shumë e madhe saqë automjetet janë dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme.
