Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

UEFA publikon shifrat që i ka dhënë FSHF: Futbolli amator i jep ekonomisë shqiptare 45 mln euro në vit

08:53 / December 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
superiore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa kontribuon shteti për futbollin dhe sa kontribuon futbolli në ekonominë shtetërore çdo vit? Kjo është një peytje që është përsëritur shumë shpesh në muajt e fundit në Shqipëri dhe që ka qenë ndoshta një nga kolonat më të forta ku mbështetej bojkoti i Ligës Profesioniste pasi argumentohej se kontributi ishte i madh dhe klubet nuk merrnin mbrapsht atë që investonin. Por shifrat që FSHF publikon në këtë drejtim, duken shumë të ekzagjeruara. Ose më saktësisht ato që nuk publikon në vendnin tonë dhe ia dërgon UEFA-s që kjo e fundit t’i bëjë publike.

Sipas institucionit që drejton këtë sport në vendin tonë, futbolli amator në Shqipëri, pra jo ai profesionist ku janë klubet e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë, kontribuon me 45 milionë euro në vit në ekonominë shqiptare. Nuk dihet se mbi çfarë bazash statistikore është arritur një përfundim i tille, për më tepër në një vit si ky aktual ku pandemia ka gjunjëzuar ekonominë. Por kjo është shifra që FSHF ka dorëzuar në UEFA në një studim që teorikisht duhej ta kishte bërë publik.

UEFA ka publikuar një artikull së fundmi rreth kësaj teme dhe sipas saj, tre Federata të ndryshme kanë bërë publik në ditët e para të dhjetorit studimet e tyre. Një prej këtyre federatave është edhe FSHF e cila ka raportuar se futbolli amator shqiptar sjell çdo vit  45 milionë euro përfitime direkte apo indirekte (mirëqënia sociale, shmangia e sëmundjeve, etj) për ekonominë në vendin tonë. Një raport që nuk është publikuar absolutisht nga institucioni i futbollit në vendin tonë, por që ka dërguar të dhënat e saj në zyrat e UEFA-s, me këtë të fundit që i ka publikuar më pas si të mirëqena.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.