Ka ndërruar jetë në spital një prej të plagosurve në Ishëm të Durrësit, pas një sherri me thika në një lokal.
Sipas burimeve mediatike Dervish Kalaja nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Lexo edhe- Sherr me thika në Durrës, tre të plagosur. Pronari i lokalit në pranga sepse…
Mësohet se viktima ishte duke pirë në lokal me një shok të tij, me të cilin ka debatuar dhe kjo u bë shkak për nisjen e konfliktit. Gjatë sherrit ata kanë thyer disa objekte në lokal dhe për këtë. ka ndërhyrë pronari dhe kushërinjtë e tij të cilët e kanë rrahur keq Dervish Kalanë. Ndërkohë, për ngjarjen u arrestuan 3 persona të përfshirë në konflikt, mes tyre dhe pronari i lokalit.
