Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Na panë 10 veta bashkë e na lëshuan gazin”, regjisori Edmond Budina: Unë jam një nga ata “halabakët” që thonë këta

20:04 / December 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edmond Budina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjisori Edmond Budina ka marrë pjesë në protestën e katërt që bëhet për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie.

Në një prononcim për mediat, Budina u shpreh se edhe në drejtim të tyre, pra grupit të teatrit që ishte në protestë, u hodh gaz lotsjellës.

Sipas Budinës, dhuna është e vetmja gjë që di pushtetit sot, pasi theksoi se për Teatrin u protestua tre vjet me dashuri dhe kulturë, por në përfundim u prish ndërsa njerëzit ishin brenda.

Regjisori ka konfirmuar se do të jetë në çdo protestë që do të zhvillohet në vend deri në largimin e kësaj qeverie, ndërsa i ka bërë thirrje prindërve të të miturve që kanë dalë në protestë që të lënë fëmijët në shtëpi dhe ta dalin vetë në rrugë.

Budina: Të rinjtë kanë strategjinë e tyre. Ne ishim grupi i Teatrit. Ishim duke ndenjur mirë e bukur, ata vetëm se na panë 10 veta bashkë na lëshuan gazin.

Tre vjet kemi që protestojmë në mënyrë paqësore dhe e prishi teatrin me njerëzit brenda. Tre vjet e treguam më së miri me dashuri dhe kulturë dhe ata vetëm dhunën dinë.

Ne protestojmë për demokracinë. Ajo është një dhunë policore. Dhuna prodhon dhunë. Pse nuk bën provën e drogës kryeministri të tregojnë që nuk është i droguar, meqë ai dhe ministrat e tij i quajti këta të rinj të droguar.

Unë jam gjithmonë në protestë, derisa të vendoset drejtësia dhe derisa këta të japin dorëheqjen. Unë do jem me qytetarët e Tiranës. Edhe policat civilë janë të droguar dhe dhunën e kanë bërë atë vetë ata.

Unë nuk jam që fëmijët të dalin në rrugë. Prindërit duhet të bashkohen më fëmijët e tyre, ose ti lënë ata në shtëpi dhe të dalin të protestojnë. Unë jam një nga këta halabakët që thonë këta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.