Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

De Biasi sqaron pse tha se Azerjbajxhani është më i mirë se Shqipëria e 2016-s

15:53 / December 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
De Biazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, ka këmbëngulur se deklarata e tij se ekipi kombëtar azer është më i mirë se ekipi kombëtar i Shqipërisë që ai e drejtoi para katër vjetëve, është keqkuptuar. De Biasi i zhgënjeu shumë shqiptarët kur tha se Kombëtarja kuqezi e 2016-s, me të cilën shkroi historinë shqiptare duke e dërguar në Kampionatin Evropian për herë të parë, ishte më e dobët se Kombëtarja e Azerbajxhanit të cilën e drejton tani.

Por ai ka tentuar ta sqarojë atë deklaratë, duke thënë se është keqkuptuar. I pyetur për këtë nga Supersport, trajneri italian tha: “Ta përsëris sepse ndoshta jam interpretuar keq dhe është kthyer në një problem të vërtetë nëpër media. Unë kam thënë që kur kemi filluar aventurën tonë, në Gjeorgji, skuadra që unë mora të drejtoja ishte më e dobët. Sigurisht skuadra më pas u përmirësua, pati lojtarë që erdhën nga jashtë dhe sollën eksperiencë ndërkombëtare, ndërkohë që unë këtu kam vetëm lojtarë që luajnë në kampionatin azerbajxhanas. Nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare.”

De Biasi foli edhe për shortin e Azerbajxhanit për kualifikime në Kupën e Botës 2022.
“Kemi një grup mjaft të vështirë, sepse ne e njohim mjaft mirë forcën e këtij grupi. Sigurisht do të hasim shumë vështirësi për të bërë atë çka ne duam. Në jetë kurrë nuk thuhet kurrë, kështu që ne do të provojmë për gjithçka. Do të provojmë të fitojmë ndeshjet.”

Ndërsa, në lidhje me shortin e kuqezinjve, ai tha: “Sigurisht që Shqipëria nuk ka një grup të lehtë. Nuk e kishim dhe ne të lehtë në atë kohë grupin. Ishim të zhgënjyer edhe atëherë, mendonim se ishte një grup “ferri”. Me Serbinë, Portugalinë dhe Danimarkën. Dukeshe diçka e paarritshme. Por në fund ja dolëm. Në fund vendosëm zemrën përpara këtyre vështirësive, nuk është e lehtë, besoj se Shqipëria ka gjithmonë mundësinë, duke ditur faktin se ka lojtarë që luajnë në Serinë A, në skuadra të rëndësishme, dikush luan dhe në Champions League. E rëndësishme është që mos i vendosim shumë presion skuadrës dhe të shfrytëzojnë faktin se të tjerët kanë në anën e tyre faktin e të qenit favoritë. Skuadra si Polonia dhe Anglia janë superiore ndaj Shqipërisë.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nga janari 2027 ulen komisionet për pagesat me kartë”, Ibrahimaj: Bizneset do të kenë më pak kosto për transaksionet

20:39 / November 13, 2026

Fantazma e kandidatëve të protestës

19:59 / November 13, 2026

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, studimi i Parlamentit Europian: Viti 2027 objektiv i arritshëm për mbylljen e negociatave

19:20 / November 13, 2026

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.