Vaksina shihet si mënyra e vetme për të shpëtuar botën nga koronavirusi, ndaj edhe njerëzit mezi po e presin që të dalë një vaksinë që do të jetë 100% efektive, në mënyrë që të “shpëtojnë” nga mbajtja e maskës dhe distancimi social.
Por studimet e fundit kanë treguar se vaksinat kundër koronavirusit vetëm mund të mbrojnë nga simptomat e rënda, por mund të mos e parandalojnë infektimin nga COVID-19.
Kjo do të thotë që do të vazhdohet zbatimi i të gjitha masave mbrojtëse nga koronavirusi, si mbajtja e maskës apo distancimi publik, pasi edhe personat që kanë imunitet mund të infektohen dhe ta përhapin COVID-in.
Kjo është edhe arsyeja se pse edhe kur njerëzit të vaksinohen, zyrtarët e shëndetit do të vazhdojnë të kërkojn ëmbajtjen e maskës, si një sjellje e domosdoshme për të mos lejuar infektimin e shumë personave.
