Homazh për ish trajnerin e Kombëtares Otto Bariç, i ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e Covid-19.
Kryeredaktori i Sportit në RTV Ora, Altin Sulçe u shpreh se,
“Para se të fillojmë me Vllazninë unë do doja të thoja vetëm një gjë për Otto Bariç. Ndahet nga jeta një teknik i madh i ekipit tonë kombëtar, i cili në moshën 88 vjeç u sulmua nga koronavirusi, mendoni sa i vjetër ka qenë kur ka ardhur te ekipi kombëtar.
U mundua të sillte shkollën kroate në Shqipëri. E bëri atë. E pasoi Kuzhe. Na dha eksperiencë, na dha rezultate. Ngushëllime familjes dhe i paharruar qoftë kujtimi i tij. Unë personalisht kam patur respekt të paparë për Otton se ishte shumë trajner, shumë teknik”, tha Sulçe.
Ndërsa gazetari Bashkim Tufa e cilësoi teknikun kroat si një strateg.