Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një Ministre e Brendshme në vend të Lleshajt? Monika Kryemadhi: Një portal i majtë nxjerr Mimi Kodhelin

22:02 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi 211
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi beson se dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm nuk erdhi si pasojë e vrasjes së të riut Klodian Rasha. E ftuar në “Log” ajo tha se largimi erdhi pas konflikteve të mëparshme me kryeministrin Rama.

“Dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk them se vjen si rezultat i kësaj ngjarje. I erdhi radha për të larguar Sandër Lleshajn. Ky është ministri i tretë i rendit. Nuk ka asgjë të keqe por erdhi si rezultat i konflikteve të brendshme mes kryeministrit dhe tij”, tha ajo.

Por a do ta preferonte Monika Kryemadhi një grua pasuese të Sandër Lleshajt?

“Do jetë një gjë shumë e  mirë sepse ndjeshmëria e një gruaje është më e mirë se ajo e një burri në ikje”.

E pyetur nëse ka një emër të preferuar, Kryemadhi u tregua e rezervuar ndërsa përmendi sondazhin në një media që tregonte Mimi Kodhelin më të favorizuarën.

“Unë pashë një sondazh në një portal të majtë që do të jetë Mimi Kodheli dhe s’ka asgjë të keqe. Në fund të fundit bashkitë dhe qeveritë kanë buxhetet për mediat. Nuk po shmangem nga argumenti. Një portal i majtë që financohet nga qeveria. Unë nuk mbështes ide. Një grua shumë mirë ishte. Do ishte risi”.-tha ajo.

Kodheli Kryemadhi portal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.