Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vjedhin me dhunë varësen nga qafa pronarit të picerisë, kapet një nga autorët

13:45 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier compressor 711x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit bën të ditur se pronari i një picerie delivery është sulmuar në orët e para të mëngjesit duke i marrë nga qafa një varëse floriri.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.35 në ambientet e picerisë ku pronari u sulmua nga tre persona, ndërkohë që në kohë rekord u kap një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil.

NJOFTIMI

I vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorët.

Sot, rreth orës 02:35, pronari i një subjekti piceri delivery në lagjen “Kastriot” Fier, ka njoftuar Policinë se në ambientet e punës i kishin marrë me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. T., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje P. Ll. dhe V. K.

Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në përfundim të veprimeve, arrestuan shtetasin H. T., 28 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe shtetasit P. Ll., 29 vjeç dhe K. V., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.