Ministri i Brendshëm në ikje, Sandër Lleshaj ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij, duke mohuar edhe njëherë zërat për presion nga kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj tha se nuk do të hiqte dorë nga posti po të kishte pasur presione.
Më tej, ai shtoi se largimi i tij kishte lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
“Mendoj që nuk jam person që heq dorë. Dhe nuk heq dorë nën presion, nëse do ta kisha identifikuar, do të kisha insistuar dhe nuk do të isha dorëhequr. Largimi im është si pasojë e një ngjarje, e një rrufeje në qiell të hapur që është aq dramatike që kërkoi një reflektim dhe shkaktoi një impakt tek unë,”-tha Lleshaj.