Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Masat kufizuese, ambasada shqiptare në Berlin “mbyll” shërbimin konsullor

13:53 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada berlin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada shqiptare në Gjermani njofton se shërbimi konsullor në Berlin do të pezullojë të gjitha takimet nga 16 dhjetori 2020 deri më 10 janar 2021 sipas masave të marra nga qeveria gjermane.

“Në zbatim të vendimit të marrë nga Qeveria Gjermane për mbylljen e plotë të të gjithë veprimtarisë së subjekteve private dhe të institucioneve shtetërore, ju njoftojmë se nga data 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, Sektori Konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin pezullon të gjitha takimet dhe shërbimet konsullore. Ambasada në Berlin ka trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri me datë 15 dhjetor 2020”, thotë ambasada.

Ndërkaq, për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti Gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.

Sipas njoftimit zyrtar përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente si leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe për lëshim vërtetimi për transport trupi.

Por ndërkohë shqiptarëve që u është caktuar nga institucionet gjermane largimi nga Gjermania në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021 e që nuk kanë dokument udhëtimi të vlefshëm duhet të kërkojnë vetë te pala gjermane shtyrjen e afatit pas datës 11 janar 2021. Nëse pala gjermane refuzon njoftoni me email ambasadën te adresa emailit: [email protected] , dhe më pas rasti vlerësohet nga ambasada për trajtim të mëtejshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.