Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një konferencë të përbashkët për media me homologen kosovare, Vjosa Osmani u shpreh se Shqipëria është e bindur në legjitimitetin e Kosovës, duke theksuar se sa më parë të jetë anëtare e Europës.
“Është kënaqësi që arritëm të organizojmë këtë vizitë që rikonfirmon raportet mes dy motrash, sepse janë më të sinqerta. Ju e dini që rruga e Kosovës ka qënë plot me sfida por Shqipërinë gjithmonë e kishim në krah. Tani po tentohet që të përmbyset e vërteta. Serbia ka kryer krime dhe nuk ka të vërtetë tjetër. Kosova nuk ka ulëse në një numër të madh organizatash ndërkombëtare. Diskutuam për shumë fusha, në të dy vendet jemi të shqetësuar për pandeminë. U shpreh ngushëllimet të gjitha familjave. Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet për % e virusit. Folëm për t’u furnizuar me vaksinën anti-COVID. Nëse punojmë bashkë, besoj që bashkëpunimi do të rezultojë me sukses të madh. Sa i përket situatës politikë në Kosovës, falenderoj Metën që e kanë treguar se do të jenë krah nesh. Janë disa çështje që i diskutuam me presidentin. E para ka të bëjë me kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb. Kërkohet që të dalin para drejtësisë. Presim që vendi i dytë pas nesh të jetë Shqipëria. Unë besoj që ndryshimi i kufijve mund të rikthehet dhe mendoj që duhet ta kundërshtojmë këtë ide. Diskutuam edhe krimin tjetër që po bëhet në Preshecë, për adresat. Po bëhet spastrim etnik i heshtur. Serbia të ndalë këtë krim. Diskutuam për procesin integrues. Në të njëjtën kohë është edhe integrimi në NATO dhe në BE. Serbia akoma e destabilizon gjithë rajonin, ndërsa për Kosovën është bërë i pamundur liberalizimi i vizave. Do ta ngrejmë zërin që të kërkojmë ecjen para të Shqipërisë dhe presim të njëjtën. Ka shumë hapësirë për bashkëpunim”, tha Vjosa Osmani.
