Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Është dhënë urdhër të më rrahin”, Stresi paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Mbajeni mend, kemi me ju shfaros!

18:21 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stresi protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi ka reaguar sërish nga arratia pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës pak ditë më parë.

I njohur me emrin e artit Stresi është shprehur se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë për kryeministrin Rama.

Më tej, reperi shprehet se nuk është tërhequr kurrë nga kauza e ndërmarrë, ndërsa shton se “ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe kemi me ju shfaros prej tokës.”

“Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po përndiqem prej policisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthyer dhe kemi me ju shfaros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju shfaros o komunista.

Kemi prapë një betejë shumë të madhe bashkë me mua personalisht dhe me krejt popullin. 25 Prillin e keni betejën më të fortë në historinë e flamurit shqiptar. Populli ka me ju prerë në mes prej votave. Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit. Kanë dalë shumë artikuj që Stresi tërhiqet. Nuk jam unë prej atyre që tërhiqen. Më tregoni një rast në jetën time kur jam tërheq për diçka kur kam qenë me të drejtë Zoti? Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo protestë si me qenë dhe unë aty. Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej kauzës së vet. Provojeni me t’u vendosur 700-800 policë dhe e shihni vetë se si është situata. Rëndësi ka që kauza u hap, tani bëni çfarë të doni. Unë po pushoj pak dhe kam me u kthyer më i fortë se kurrë me 25 Prill.

Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt por kam informacionet e mia se si është duke më përndjekur policia. E vetmja arsye pse nuk jam në Tiranë është se nuk e di kush e ka marrë atë urdhër por bëj be në Zot që janë dy hummera, 8 makina policie, me kapuça ku me më zënë dhe me më rrahur mua. Vetëm kaq ka dashur të bëjë policia prej deklaratave të mia që kam folur për kryeministrin.”, thotë Stresi.

Stresi youtube
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.