Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Harta tregoi se Shqipëria do vaksinohet në 2022, zv.ministrja e Shëndetësisë e hedh poshtë: Do vaksinohemi në fillim të 2021

21:30 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harta vaksinimit dhe economist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një hartë e botës e botuar nga The Economist Intelligence Unit tregon për shpërndarjen e vaksinës kundër covid-19 dhe mënyrën sesi do ta marrin shtetet.

Sipas hartës, Shqipëria dhe vendet e rajonit tonë janë në grupin e tretë, ku thuhet se vaksina do të vijë në vitin 2022.

 Por sot në “open”, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se kjo hartë bazohet mbi parashikime dhe se vendi ynë do e marrë vaksinën në muajtë e parë të vitit 2021.

Vasili: Premtimi i Ramës që vaksina do vijë në fillim të 2021, ndërsa harta e The Economist tregoi se do e marrim në 2022, si qendron e vërteta?

Rakacolli: Harta është bërë mbi bazë parashikimesh të bëra dhe në bazë të nivelit të informacionit që kanë këto kompani që i publikojnë. Nuk e di se kush ka qenë burimi i informacionit që kanë marrë. Mënyra se si qeveria jonë ka ndjekur dinamikën e zhvillimit të vaksinës, ka qenë e vrullshme. Siç ka thënë dhe kryeministri muajt e parë të vitit do vaksinohemi. Ne kemi paguar për Covax-in. tani varet cila vaksinë do jetë e para. Covax-i ka në potrofolin e saj shumë vaksina. Ato që do vijnë këtu do jenë të sigurta dhe që e kenë marrë certifikatën nga FDA. Te portofoli i Covax është dhe ‘Astra/zeneca dhe po negociohet për ‘Modernën’.

Mira Rakacolli The Economist Intelligence Unit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.