Arma që u gjend në pellgun me ujë në vrasjen e 25-vjeccarit Klodjan Rasha, është sportive, tip ‘Zoraki’. Arma tip ‘Zoraki’, kishte 1 fishek në fole e 2 fishekë në karikator.
Ndërsa është bërë me dije se plaga në kokë është hapur nga mjekët për ekspertizë. Nga ekspertimi i trupit rezulton se Rasha u qëllua në brinjë, por plumbi qëndroi në zemër.
Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit “…mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje. Nga këqyrja ka rezultuar se në trupin e viktimës Klodjan Rasha, në anën e djathtë të shpinës, në një lartësi prej 119 centimetra nga thembra e djathtë, është evidentuar një plagë, në dukje e shkaktuar nga armë zjarri, me buzë të përveshura nga brenda, plagë hyrëse. Nga këqyrja ka rezultuar se në pjesë e muskujve në anën e majtë të zonës së përparme të toraksit, është konstatuar fiksuar, marrë dhe sekuestruar një predhë armë zjarri. Predha ka dëmtime në njërën anë të majës së saj…”-thuhet në aktin e ekspertimit.
Më tej mësohet se në trupin e Klodjan Rashës është konstatuar dhe një brinjë e thyer, si pasojë e goditjes nga plumbi. Në aktin e ekspertimit nuk jepet asnjë e dhënë nëse Klodjan Rasha ka pasur plagë me armë në kokë. Sipas burimeve, e çara në kokë që më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor, është kryer nga vetë doktorët me qëllim marrjen e një kampioni truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës.
Mësohet se është kërkuar ekspertim i ADN-së së Klodjan Rashës dhe policëve për të krahasuar gjurmët e gjetura në pistoletë
