Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në SHBA, rrugët e rrëshqitshme dhe të mbuluara me akull e borë, kanë bërë që dhjetëra kamionë e vetura të përfshihen në një aksident në Pennsylvani.
Mediat amerikane raportojnë se një person ka humbur jetën në këtë aksident të tmerrshëm dhe disa tjerë janë lënduar. Bëhet fjalë për 55 kamionë dhe 11 automjete që u përplasen njëra pas tjetrës, duke bllokuar tërësisht një autostradë dhe si rrjedhojë bllokimin e lëvizjeve të automjeteve.
Stuhia e borës nuk e ka goditur vetëm Pennsylvania, pasi edhe në New York dhe qytete tjera raportohet për probleme të ngjashme, ku është vështirësuar kalimi i automjeteve nëpër rrugë.
Edhe një aeroplan i Spirit Airlines ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall në Baltimore/Washington, pasi një stuhi e fuqishme, shoqëruar me reshje bore, krijoi kushte të vështira. Për fat të mirë asnjë pasagjer, nga 111 personat në bord, nuk u lëndua.
Postime te ngjashme
Add A Comment
