Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E kafshoi Gucci, i riu nga Tirana kallëzim penal holandezes: Dua dëmshpërblim! Gruaja: S’më duan në lagje, po kërkoj…

12:40 / December 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AdobeStock 106992073
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri ka angazhuar policinë për të hetuar fqinjen e tij, e cila është një shtetase e huaj që ndihmon kafshët e braktisura. 

Sipas burimeve të gazetës Si, denoncuesit ju vërsulën dy qentë e komshies me emrin Marta.. “Qentë ishin të palidhur dhe me hundëza”– kallëzon G. N., i cili për pak minuta është gjendur nën tërbimin e dy qenve.

“Qentë më kafshuan në pulpë dhe në krahë, tentova të mbrohem, por nuk i ndalja dot”, thotë pranë policisë i riu. Sipas burimeve i riu këmbëngul se veç plagëve fizike ka kaluar edhe shok psikologjik. Sipas burimeve i riu pas dëmtimeve të shumta ka shkuar për t’u mjekuar në një spital privat, kurse nuk ka hezituar që t’u vendosë autoriteteve edhe kartelat mjekësore ku citohen dëmtimet dhe kafshimet e qenve. “Kërkon ndjekjen penale të fqinjës, pasi braktisja e kafshëve është vepër penale, dhe do kërkoj edhe dëmshpërblim”, këmbëngul më tej G.N.

Sipas burimeve policore pas këtij momenti është thërritur dhe marrë dëshmia e gruas, një shtetase e huaj, e cila tregon që gjendej në Shqipëri dhe shpëtonte qentë e rrugës.

“Kam shpëtuar pesë qen, të cilët i kam dërguar në një qendër për shpëtimin e kafshëve në Lushnjë dhe në Tiranë. Atë natë gjendesha në banesë dhe po laja qenin, i cili papritur u largua dhe doli nga banesa. Qeni im ka shok një qen të braktisur që e ka lënë në rrugë i zoti dhe ai quhet Gucci, të cilin e ushqej unë. Nuk e ka sulmuar qeni im, por Gucci”.

Duke përshkruar se ajo e pa skenën kur qeni i panjohur po e kafshonte fqinjin, Marta më tepër flet për qenin. “Gucci është i traumatizuar sepse e ka braktisur i zoti dhe ndaj sulmon njerëzit që e ngacmojnë. Personi që u rrëzua në tokë dhe më pas u largua dhe në këtë moment pasi qetësova qenin tim, pashë që Gucci qeni tjetër nuk kishte hundëz pasi është i braktisur”.

Policia bën me dije se ka kryer verifikime për qenin e Martës që quhet Sabber dhe që nuk konsiderohet si i rrezikshëm.

 “Fqinjët më kërcënuan dhe kërkuan që të largohem nga lagjja dhe atë do bëj, po kërkoj një banesë tjetër. Por unë nuk mbaj përgjegjësi për Guccin, pasi ai është i braktisur, mbaj përgjegjësi për Sabber i cili nuk e ka sulmuar kallëzuesin”, këmbëngul më tej gruaja nga Holanda.

Policia bën me dije se në mungesë të të dhënave dhe provave që do të zbulonin se kush është pronari i qenit sulmues, çështja nuk mund të kthehet penale dhe holandezja nuk mund të hetohet për braktisje të kafshëve.

 “Ne nuk mund të vërtetojmë nëse ishte qeni i saj apo qeni i braktisur qe sulmoi qytetarin dhe për këtë shkak nuk mund ta procedojmë”, shton për gazetën Si një zyrtar i policisë që thekson se denoncimet për braktisje kafshësh janë të shpeshta, por përpara prokurorisë dalin vetëm ata që u vërtetohet me dëshmi se cili qen i sulmoi.

“Nuk jam i qartë se cili qen më kafshoi por dëmet e mia përshkruhen në kartelë”, i thotë policisë i riu, që këmbëngul se policia duhet ta zbulojë pronarin e Guccit dhe ta hetojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026

Aksident i rëndë në aksin Gosë – Vilbashtovë, Kavajë ndërron jetë drejtuesi i motorit

10:25 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.