Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet vendimi i Qeverisë: 13 rastet kur ndërtimet pa leje nuk kualifikohen për legalizim

16:41 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një Vendimi që mban datën 21 nëntor, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar kriteret për legalizimin e ndërtimeve informale. Në rregulloren e re janë përcaktuar 13 lloje kriteresh të cilat përjashtojnë një ndërtim pa leje nga procesi i legalizimit.

Kriteret përjashtuese nisin nga rastet kur ndërtimi pa leje shkel trupin e rrugës ekzistuese ose shkel brezin mbrojtës të vijës hekurudhore ekzistuese funksionale, të nivelit Kombëtar. Do përjashtohen nga procesi i legalizimit edhe objektet e ngritur brenda “territorit të ndërtesave publike” ekzistuese apo kur cenojnë funksionalitetin e

Tyre si dhe ato që janë ngritur në zonën e sigurisë të centraleve prodhuese të energjisë elektrike dhe nënstacioneve elektrike ose shkel brezin mbrojtës të sistemit të linjave ekzistuese të interkonjeksionit.

Po ashtu nuk do kualifikohet për legalizim asnjë object I ngritur në territore të destinuara për investime strategjike, por edhe kur ato cenojnë vëllimin ose pamjen e jashtme të monumeteve të kulturës. Të njëjtin fat do të kenë edhe objektet e ngritura brenda sipërfaqeve të kategorizuara si qendra historike apo arkeologjike, por edhe pranë objekteve të kultit me përjashtim të rasteve kur ndërtimet janë bërë nga vetë subjektet fetare.

Nuk do kualifikohet gjithashtu për legalizim asnjë ndërtim që është ngritur mbi ose shkel brezin mbrojtës të tubacionit të gazsjellësit, naftësjellësit, puseve të nxjerrjes së naftës dhe infrastrukturës së tyre, rrjeteve kryesore të ujësjellësve, aeroportit, portit apo cenon sigurinë e digave të mëdha, të mbrojtura sipas legjislacionit në fuqi.

Do përjashtohen nga procesi edhe objektet që preken nga zbatimi i një projekti konkret të infrastrukturës rrugore, ose të linjës energjetike të interkonjeksionit, të miratuar në mënyrë të posaçme nga Këshilli Kombëtar i Territorit, si dhe projektet me interes publik.

Në fund të listës janë ato ndërtime të cilat përjashtohen nga procesi në rast se Drejtorisë vendore të ASHK-së i është njoftuar vendimi gjyqësor i formës së prerë, me të cilin është vendosur pranimi i padisë së kthimit të pronës.

legalizim Qeveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.