Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndalimi i 7 policëve/ Reagon SHÇBA: Efektivët favorizonin subjektet që prisnin pyjet

20:22 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ofl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të policisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Ata janë:1. A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,2. A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;3. F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;4. M. K., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Arrest në burg”.5. Y. D., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;6. F. Q., 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.7. O. V., 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Policisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.