Gentian Mezani ka gjetur akordin me Apoloninë, ndërsa në Fier e bëjnë fakt të kryer. Pjestarë dhe zyrtarë të klubit të Apolonisë kanë konfirmuar për “Vipsport”, se trajneri do të jetë sot për të ndjekur ndeshjen në stadium, ku do të ketë edhe një takim me drejtuesit më të lartë, pasi parimisht akordi është arritur.
Ndërsa, nga ajo që bie në sy dhe stepja e trajnerit vlonjat ka të bëj me renditjen si dhe me merkaton, ndërsa nga ana e drejtuesve i është premtur dorë e lirë në zgjedhje dhe për të bërë 3-4 përforcime në janar, në mënyrë që skuadra të largohet nga kjo gjendje si dhe të mbijetojë në elitë.
Me shumë gjasa, të hënën Apoloninë në stërvitje do ta drejtojë Gentian Mezani, që si ndihmës mund të ketë një trajner nga Fieri…
