Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

70% më i ngjitshëm se ai fillestari, çfarë dimë për mutacionin e Covid-19 që ktheu Britaninë e Madhe në Wuhanin e para një viti, autoritetet shëndetësore: Nuk e pengon efektivitetin e vaksinës

22:19 / December 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mutacioni i ri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mutacioni i ri i Covid-19 ka vënë në alarm të gjithë europën. Mbretëria e Bashkuar është kthyer në Wuhanin e Kinës të pothuajse një viti më parë, vend që është cilësuar si vatra e Covid-19 në fazën e tij fillestare. Prej ditësh Britania e Madhe ka marrë masa shtrënguese për shkak të këtij versioni të ri të Covid-19, pasi siç deklaroi edhe vetë kryeministri Boris Johnson, është 70% më i transmetueshëm se sa llojet ekzistuese dhe se ka marrë një ‘hov’ të madh infektimesh në Londër dhe në të gjithë Anglinë e Jugut.

Kjo fazë e re ka sjellë edhe ndalimin e fluturimeve kundrejt Anglisë nga vendet e Europës, si Gjermania, Holanda, Belgjika kanë ndaluar fluturimet me Britaninë e Madhe.

Por, çfarë dimë aktualisht për mutacionin e ri të Covid-19?

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se “nuk ka asnjë provë të sigurtë që tregon se është më vdekjeprurës ose shkakton simptoma më të rënda”, ose që vaksinat do të jenë më pak efektive kundër saj.

Mutacionet e virusit nuk janë të pazakonta, dhe shkencëtarët tashmë kanë gjetur mijëra mutacione të ndryshme midis mostrave të koronavirusit, por shumica e këtyre mutacioneve nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh me atë fillestar, ndryshe nga ky i fundit.

Kur lloji i ri i Mbretërisë së Bashkuar u shfaq për herë të parë javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë po debatonin nëse përhapja e shpejtë e virusit ishte për shkak të pakujdesisë apo për shkak të ndodnjë ndryshimi të vetë Covid-19. Shkencëtarët zbuluan se lloji i ri është, dukshëm më i transmetueshëm por nuk çon në një rritje të rasteve me simptoma të rënda apo të shkaktojë efekte anësore më serioze.

Studiuesit ende po vlerësojnë nëse ky mutacion do të do të jetë pak apo shumë ‘pranues’ i vaksinave që aktualisht janë proshuar dhe po shërndahen, por ende nuk ka asnjë përfundim zyrtar. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se nuk ka gjasa që mutacioni të pengojë efektivitetin e vaksinave. 

Richard Neher i Universitetit të Bazelit në Biozentrum në Zvicër dhe Andreas Bergthaler nga Akademia Austriake e Akademisë së Shkencave (CeMM) në Vjenë kanë thënë se vaksinat gjenerojnë një përgjigje imune kundër disa karakteristikave të virusit në të njëjtën kohë. Prandaj, edhe nëse një nga ato karakteristika ndryshon, sistemi imunitar do të ishte përsëri në gjendje të njohë patogjenin dhe të mbrojë marrësin e vaksinës.

70% me i ngjitshem mutacioni i ri pengon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.