Lacio mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e djeshme të Serisë A, teksa mposhti me rezultatin 2-0 një rival të drejtëpërdrejtë si Napoli. Ndërkohë, sërish edhe në këtë sfidë, Tomas Strakosha ishte ulur në stol dhe si titullar startoi Pepe Reina.
Kjo është e disata ndeshje që portieri i kombëtares qëndron në stol, ndërsa trajneri Simone Inzagi pas ndeshjes nuk jep lajme shumë shpresëdhënëse duke theksuar se do të vijë momenti për Strakoshën, por tani nuk mund ta heq Reinën.
“Reina po bën një punë shumë të mirë, Strakosha pati COVID dhe humbi shumë stërvitje. Kur ai u rikthye e futa shumë shpejt në lojë, por do të vijë sërish momenti i tij. Por, sot për sot nuk mund ta heq Reinën”, ishin fjalët e Inzagit.
