Një person u gjet në rrugë në një Himarë në gjendje kritike për jetën, pasi ishte prerë më thikë në fyt dhe kishte fraktura edhe në kokë.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë, shkak i ngjarjes është bërë një konflikti i çastit.
Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur rreth 35-vjeç u dërgua fillimisht në spitalin e Himarës ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Pasi gjendja e tij paraqitet kritike është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
