Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ishte tmerri i qytetarëve! Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar për vrasje dhe mbi 500 vjedhje

18:33 / December 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fe0dbd890882
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu! Super hajduti që ishte shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh në Shqipëri, ku më e fundit është ajo e janarit të këtij viti, është vënë në pranga.

Në ditët në vijim, pritet që Cungu, të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë.

Në janar të këtij viti, Cungu, që rezulton të ketë autorësinë e mbi 500 vjedhjeve e grabitjeve, u fut në banesën e Petrit dhe Afërdita Laze, me qëllim për të vjedhur bashkë me Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç, që është vënë në pranga.

Por grabitja nuk shkoi siç duhet dhe Cungu përdori automatikun. Cungu dhe Mertënikaj u ndjenë nga pronari i shtëpisë, dhe mes tyre e Petrit Lazes filloi një përleshje në korridorin e shtëpisë. Markelian Cungu qëlloi me automatik në drejtim të Petrit Lazes, duke e plagosur rëndë në bark, e më pas qëlloi gjithashtu edhe në drejtim të bashkëshortes së tij, Afërdita Laze.

Më pas u larguan nga banesa duke hedhur armët në një kanal aty pranë, të cilat u gjetën dhe ekspertiza provoi gjurmët e super-hajdutit dhe bashkëpunëtorit të tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026

Zjarret në vend/ 4 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca dhe 3 helikopterë në terren

09:59 / September 1, 2026

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.