Ferran Barber, gazetari spanjoll ka dhënë detaje në lidhje me mafian shqiptare që është shtrirë në vendin e tij. Barber tha se shqiptarët e kanë nisur aktivitetin e tyre me grabitje në vitet ’90 e ndërsa sot janë fuqizuar. Ai shtoi se shqiptarët janë përfshirë në vendet me plantacionet më të mëdha të kanabisit dhe se gjejnë vende të virgjëra për të mbjellë hashashin, atje ku nuk e njohin as vetë spanjollët.
Barber shtoi gjithashtu se mafia shqiptare është fuqizuar aq shumë, saqë nuk ka frikë të sulmojë edhe policinë me armë.
Aktiviteti i tyre ka nisur në vitet ’90. Fillimisht ata janë marrë me grabitje dhe me trafikim të qenieve njerëzore. Ndërsa tashmë, gjithçka ka avancuar. Shqiptarët dhe rumunët kanë rol të rëndëishëm në trafikun e drogës në Spanjë. Një pjesë të biznesit të tyre, ata e kanë transferuar në Pirenej. Ka pasur sasi të vogla nga banorët e zonës, ndërsa tani bëhet fjalë për një biznes më të madh e më të rrezikshëm. Janë plantacione të mëdha, shumë shqiptarë janë vënë në pranga. Diçka e tillë nuk është vënë re kurrë më parë. Një gazetar shqiptar më ka thënë se këtu po bëjnë pikërisht atë që po bëjnë më parë edhe në Itali. Ka vende në Spanjë që janë të virgjëra dhe të pabanueshme nga vendasit dhe për këtë arsye, ata e kanë të lëhtë të shkojnë drejt tyre dhe ta pushtojnë atë vend. Rojet e tyre zakonisht mbajnë thika edhe armë zjarri ndonjëherë. Para gjashtë mujash madje kanë qëlluar edhe ndaj policisë vendase. Por ata nuk ruhen vetëm nga autoritetet por edhe nga hajdutët. Ata ndërtojnë magazina dhe mund të jetojnë në kampe prej muajsh, pa dalë prej aty që të mos ekspozohen. Në operacione të ndryshme që zhvilluara nga policia gjithçka është filmuar dhe aty është vënë re edhe përfshirja e mafias shqiptare. Shqiptarët nuk kanë nevojë as për bashkëpunimin e vendasve. Janë vende që nuk i njohin as spanjollët. Nuk i imagjinoni dot se si i gjejnë dhe se si i kamuflojnë parcelat me kanabis,”- tha Barber.