Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti sekret: Fatmira Hajdari mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar, e papërshtatshme për detyrën

21:48 / December 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me SHISH, ka hartuar dy raporte për pastërtinë e figurës të gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, për llogari të Komisionit të Vetingut. Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar se zonja Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, në tetor 2019, DSIK ka ndryshuar mendim, duke referuar një raport tjetër në KPK, me konstatimi se zonja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën si gjyqtare. Sipas DSIK, Fatmira Hajdari është pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka hequr vizat si të korruptuar, ndërsa vetë gjyqtarja ka deklaruar se viza amerikan i është bllokuar deri në fund të procesit të Vetngut dhe jo si e korruptuar.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë të SHBA-ve shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesionale të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedura të imtësishme dhe të besueshme Vetingu. Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës. Revokimi i vizës përkon në periudhë me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së”, thuhet në raport. 

Në raport thuhet gjithashtu se Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017, duke mos e deklaruar faktin e revokimit të vizës. “Mosdeklarimi në këtë rast e ngarkon znj. Fatmira Hajdari me përgjegjësinë e fshehjes së faktit dhe me plotësim jo me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës”, thuhet në raportin e klasifikuar si sekret, por i deklasifikuar pjesërisht më vonë.

Ky raport është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke e përfshinë në vendim, si pjesë të arsyetimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra në qershor 2020. “Në përmbledhje të sa më sipër, trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdari, nuk ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës, pasi ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e figurës, duke mos plotësuar formularin e deklarimit për kontrollin e figurës në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi, si dhe duke fshehur fakte e rrethana të ndodhura para deklarimit sipas ligjit të këtij formulari, në kushtet kur subjekti ka qenë në dijeni të këtij fakti”, thuhet në vendimin e shkarkimit.

Megjithatë, arsyeja kryesore se pse Fatmira Hajdari u shkarkuar ka të bëjë me mungesën e justifikimit me para të ligjshme të një pasurie me vlerë e vlerë 948 mijë USD. Vendimi i shkarkimit nuk është i formës së prerë pasi zonja Hajdari e ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ajo kërkon rrëzimin e vendimit të KPK dhe rikthimin në detyrë.

Fatmira Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.