Nikollë Sherrniku mësohet të jetë dorëzuar në policinë e Lezhës më 19 dhjetor por ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje ndodhur më 5 dhjetor.
Nevvs 24 disponon edhe dokumentin e procesverbalit të dorëzimit sipas të cilit Sherrniku ka deklaruar se nuk ka fare njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim, B.M.
Efektivi Xhulio Prela u gjet i vrarë mbrëmjen e 5 dhjetorit në mjetin e tij ndërkohë që policia mundi të zbardhë ngjarje dy javë më pas. Mediat thonë se shkak për këtë ngjarje kanë qenë një sherr i momentit për dritat e gjata të makinës.
