Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hakerët grabisin kodet e hyrjes në Departamentin e Thesarit, ç’përmbanin dhjetëra llogari email-i të punonjësve

10:45 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pedofil internet hacker
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Departamentin e Thesarit njoftohet se janë kompromentuar nga hakera të sofistikuar dhjetëra llogari email-i të punonjësve. Sipas burimeve zyrtare mendohet se hakerat janë përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi kundër agjencive federale amerikane, pohoi zyra e Senatorit Ron Wyden.

Në deklaratën me shkrim, thuhet se Komisioni i Senatit për Financat ishte informuar mbi aktivitetin e hakerëve në email-et e Departamentit të Thesarit dhe se duket që ka qenë një operacion me përmasa domethënëse. Wyden, demokrati më i lartë në komision, tha se kompania Microsoft e kishte njoftuar departamentin se dhjetëra llogari email-i ishin kompromentuar dhe se hakerët kanë hyrë edhe në sistemet e komunikimit të zyrtarëve më të lartë.

“Departamenti i Thesarit nuk është në dijeni të të gjitha veprimeve që ndërmorën hakerët, ose çfarë informacioni është vjedhur,” thuhej në deklaratë, duke shtuar se Shërbimi i të Ardhurave Fiskale kishte njoftuar se nuk ka shenja që të dhënat e taksapaguesve amerikanë janë ndikuar.

Por ndërkohë senatori e pranoi se aktiviteti i hakërimit përfshin edhe vjedhjen e çelësave të kriptimit, shkruan The Guardian. Deklarata e Senatorit Wyden përmbante tone mjaft më pesimiste se sa komentet e Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin, i cili tha për kanalin CNBC më herët të hënën se “pozitivja është që nuk ka pasur dëme dhe se nuk kemi parë zhvendosje të një sasie të madhe informacioni”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026

Sulm me thikë në Times Square/ Gruaja vret një person, plagos një tjetër dhe qëllohet për vdekje nga policia

08:51 / September 1, 2026

Ukraina godet me dronë Rusinë, mbulohet nga flakët porti i rëndësishëm rus

08:47 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.