Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e efektivit të FNSH, flet vjehrri i të arrestuarit: Natën e ngjarjes ka qenë te…

14:50 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhulio prela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flet vjehrri i Nikoll Sherrnikut, i arrestuar si bashkautor në vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur pranë fshatit Gajush në Lezhë më 5 dhjetor.

Astrit Gjoka nga fshati Adriatik, baba i katër fëmijëve i del në mbrojtje dhëndrit dhe thotë se natën e ngjarjes ai ka qenë tek shtëpia e tij dhe më pas ditën tjetër kanë festuar ditëlindjen e Nikollës. Deklaratat e tij, Gjoka thotë se i ka dhënë edhe në polici duke kërkuar të mos ngrihen akuza të pabaza.

“Nikoll Sherrniku është i fejuari i vajzës sime. Ka 4 vite që është fejuar me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij, deklaroj me bindje të plotë se Nikoll Sherrniku atë natë ka qenë tek shtëpia ime dhe është çuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar tek shtëpia se në datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjarë dhe kemi shkuar më datën 5 tek shtëpia e Nikollës. Kur ka ndodhur ngjarja ka qenë tek shtëpia ime. Nikolla ka ndenjur ca kohë në Itali, ka punuar si mekanik dhe këtu rregullonte makina, ashtu me halle, me probleme.

Unë e deklaroj se ka qenë tek shtëpia ime më datën 4 dhe mëngjes ka shkuar tek shtëpia e vet. Këtë fakt e kam deklaruar dhe në shtëpi. Për sa e kam dhëndër unë për 4 vite, nuk ka disponuar asnjëherë mjet në pronësinë e vet. Mund ta vërtetojnë. Me personin tjetër i shpallur në kërkim, absolutisht as unë dhe as ai nuk ka njohje fare. E kam ndihmuar ekonomikisht. I ka tejet të vështira kushtet. Shtëpinë që e ka ndërtuar akoma ka borxh. Unë kërkoj që të kapet ai tjetri pa asnjë lloj fakti. Është njeri hallexhi, kështu që mos të ngrihen akuza të pabaza. Është dorëzuar vetë në polici”, deklaroi vjehrri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.