Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ja sa pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orë

16:00 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosova koronavirusi1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi iu ka marrë jetën edhe 10 pacientëve me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet njoftojnë se janë konfirmuar 137 raste të reja infektimi, duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme nga një ditë më parë, ku u regjistruan 264 persona të infektuar.

Njoftimi i plotë:

382 TË SHËRUAR DHE 137 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe Rahovec.

IKShPK edhe një herë apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026

Sulm me thikë në Times Square/ Gruaja vret një person, plagos një tjetër dhe qëllohet për vdekje nga policia

08:51 / September 1, 2026

Ukraina godet me dronë Rusinë, mbulohet nga flakët porti i rëndësishëm rus

08:47 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.