Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të kërkuar nga drejtësia italiane, ekstradohen dy shqiptarë

08:36 / December 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekstradim1 1024x680 678x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane janë ekstraduar drejt shtetit fqinj.

Sipas policisë ndaj njërit prej tyre është lëshuar urdhër arresti për trafik droge, i cili ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge.

Ndërsa tjetri është dënuar me mbi 5 vite burg pasi përgjatë vitit 2011 është marrë me shitje droge në një zonë të Italisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Interpol Tirana

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, ekstradohen drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”. Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia. Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë.

Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e arrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.