Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Minat gati për shitje, “Telekomanda” vë në pranga poseduesin e tyre

14:38 / December 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar të dënuar më herët për kundërshtim të punonjësve të policisë, pasi me vete i janë gjetur dy mina me telekomandë.

Mësohet se poseduesi i tyre do i shiste kundrejt fitimit prej 2 mijë eurosh.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Telekomanda”.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Telekomanda”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

V. N., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.