Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: Boll me tendera sekretë e konçensione të reja në kulm pandemie. Shpëtoni jetë dhe rimbursoni kostot e kurimit.

21:49 / December 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të ndalen tenderat dhe t’i jepet prioritet jetës së njerëzve. I ftuar në “Aktualitet”, Meta tha se është koha që qeveria të bëjë më shumë për të lehtësuar përballimin e pandemisë në pikëpamje të fuqizimit të mëtejshëm të shëndetit publik, të mbështetjes së mjekëve, të infermierëve, të trajtimit më me vëmendje e më me kujdes të të sëmurëve, jo vetëm të atyre që kërkojnë ndihmë në spitale, por edhe të shumë të tjerëve, të cilët i ndjekin kurat nga familjet e tyre.

Presidenti shtoi se është përgjegjësia e qeverisë është pikërisht trajtimi me përgjegjësi maksimale i situatës, vendosja e prioriteteve, që i shërbejnë përballimit të saj më të mirë, rishikimi i buxhetit dhe i prioriteteve.

“Ajo që është përgjegjësia e qeverisë është pikërisht trajtimi me përgjegjësi maksimale i situatës, vendosja e prioriteteve, që i shërbejnë përballimit të saj më të mirë, rishikimi i buxhetit dhe i prioriteteve, sepse prioriteti kryesor sot është shëndeti dhe jeta e qytetarëve, është asistenca, është ndihma e të sëmurëve dhe një pjesë e tyre për shkak të varfërisë e të papunësisë nuk kanë mundësi të përballojnë as kostot e kurimit. Natyrisht, që në këtë periudhë nuk është koha as për të bërë tendera sekretë. Nuk është koha as për të abuzuar me këtë emergjencë shëndetësore dhe aq më tepër për të dhënë koncensione të reja, siç po shohim për fat të keq, në flagrancë të plotë me interesin publik dhe me interesin qytetar. Unë kam bërë çdo gjë për të rritur frymën e bashkëpunimit, që kur u shfaq pandemia në muajin mars e në vazhdimësi, për të përfshirë edhe opozitën, që nuk është në parlament dhe për të kthyer një situatë sa më konstruktive.  Për fat të keq kjo atmosferë u shkatërrua me shembjen dhe shkatërrimin kriminal të Teatrit Kombëtar, kur vendi ishte në një situatë të jashtëzakonshme.  Nuk ka pasur një vullnet për ta trajtuar këtë krizë me profesionalizëm, për të rritur gjithmonë besimin e publikut te autoritetet shtetërore dhe publike, por ka pasur sjellje shumë partizane, të paqëndrueshme dhe në varësi të interesave afatshkurtra politike. Sidoqoftë çdo reflektim do të ishte pozitiv, por e shoh pak të vështirë e të pamundur me këtë arrogancë që vjen nga uzurpimi i të gjitha pushteteve,”- tha Meta.

kostot Meta sekrete tendera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.