Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Horoskopi, e Premte 25 Dhjetor 2020

16:41 / December 24, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Horoskopi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Do i kushtoni më shumë rëndësi se kurrë me parë sot jetës suaj në çift dhe gjërat do ecin mjaft mirë mes jush. Atmosfera do jetë e ngrohtë dhe do shkëmbeni çdo ide apo mendim me atë që keni në krah. Beqarët duhet ta kërkojnë në çdo vend princin e tyre të kaltër në mënyrë që ta gjejnë atë. Gjendja e financave do jetë delikate, për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.

Demi

Marrëdhënia me partnerin do lërë shumë për të dëshiruar gjatë gjithë kësaj ditë. Do qëndroni më shumë me miqtë dhe do e lini pas dore partnerin. Beqaret do jenë me shumë fat. Jo vetëm që do realizojnë takime, por do mund të fillojnë edhe një lidhje afatgjatë e të qëndrueshme. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Kërkoni sa më parë ndihmë.

Binjakët

Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite kështu që çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Mundohuni të mbani një ambient sa më të ngrohtë duke folur me qetësi për gjithçka. Beqaret do jenë dyshues për çdokënd dhe nuk do i pranojnë ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të konsiderueshme sepse do keni probleme serioze.

Gaforrja

Merkuri do ju bëjë me idealiste gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe partnerin do e ngrini në qiell. Mund të bëni edhe sakrifica vetëm që gjerat t’iu ecin mirë. Beqarët nga ana tjetër do mbyllen në vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar gjëndja nuk do jetë e keqe, megjithatë rekomandohet pak më shumë kujdes.

Luani

Do i qëndroni gjithë kohës besnike partnerit tuaj sot edhe pse në disa moment tundimi do jetë i madh. Do tregoni edhe njëherë se dashuria që keni për të është e jashtëzakonshme. Beqarët do jenë të gatshëm te pranojnë çdo lloj ftese për njohje. Sot në fakt ato do jenë të shumta. Gjendja e financave do mbetet në çdo moment e ekuilibruar. Nuk do kryeni shpenzime të ekzagjeruara.

Virgjeresha

Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë i paqëndrueshëm gjatë kësaj dite. Herë pas here do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Beqarët nuk do jenë aspak të qetë për të hedhur hapat që duan dhe asgjë nuk ka për t’iu shkuar si e kishin ëndërruar. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të pamenduara sepse do ju duhen disa para më vonë.

Peshorja

Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Beni atë që do ju thotë zemra. Beqaret nga ana tjetër do jenë më të privilegjuarit dhe gjërat kanë për t’iu ecur ashtu si e kanë ëndërruar prej kohësh. Shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Në planin financiar do dini sa të shpenzoni dhe sa para të hiqni mënjanë. Asgjë e papritur nuk do ju ndodhë.

Akrepi

Marrëdhënia me partnerin do përforcohet tej mase gjatë kësaj ditë dhe do keni mundësi të flisni hapur për çdo gjë. Zemra do ndihet për mrekulli. Beqarët do jenë të vendosur ta joshin dike dhe nuk do ndalen derisa t’ia arrijnë qëllimit. Në planin financiar do ju duket gjithçka fushe me lule dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Tregohuni sa më të kujdesshëm.

Shigjetari

Yjet do ua ndërlikojnë jetën gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ndiheni aspak mirë dhe mosmarrëveshjet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do bëjnë edhe çmenduri vetëm për të larguar vetminë, por ata nuk do e kuptojnë dot që ato gabime mund t’ua shkatërrojnë jetën. Ne planin financiar do ketë disa vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Bricjapi

Planetët do ju mbështesin në çdo moment gjatë kësaj dite dhe gjerat kanë për t’iu ecur për mrekulli juve që jeni në një lidhje. Emocionet do jenë të paimagjinueshme. Beqarët do tërhiqen nga persona jo të qëndrueshëm me të cilët ka rrezik të mos fillojnë dot lidhje serioze. Kujdes! Gjendja e financave me shumë gjasë do ketë përmirësime të konsiderueshme.

Ujori

Çështjet e zemrës kane për t’iu ecur me se miri gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me personin që keni në krah dhe do i çoni gjerat para. Beqaret do e pranojnë më në fund propozimin që ju ka bërë dikush dhe do fillojnë një lidhje. Gjendja e buxhetit do jetë goxha e qëndrueshme. Do mund të kryeni edhe disa investime të rëndësishme.

Peshqit

Nuk do kënaqeni aq sa duhet sot me ambientin që do krijojë partneri dhe gjërat kanë për t’iu ecur keq. Mire do jetë që të qëndroni për disa kohë larg njeri ­tjetrit e të reflektoni. Beqaret do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçante. Financat do mbeten gjithë kohës të stabilizuara. Mund t’i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet e menduara prej kohësh.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 25 korrik 2026

08:00 / July 25, 2026

Horoskopi, 24 korrik 2026

08:04 / July 24, 2026

Horoskopi, 22 korrik 2026

08:26 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.