“Janë më shumë se një milionë persona që tashmë e kanë marrë vaksinën kundër virusit kinez. Ky është një ritëm rekord”, shkruan në Twitter presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Të dhënat u konfirmuan dhe nga kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield.
“Vaksinimi është një instrument themelor për t’i dhënë fund kësaj pandemie të paprecedentë”, nënvizon ai.