Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka Botërore: Mëkëmbja e ekonomisë kineze është më e shpejtë se parashikimi, por mbeten rreziqe

23:57 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kina ekonomia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veprimtaria ekonomike në Kinë është normalizuar më shpejt se parashikohej pas goditjes nga pandemia, por kjo rimëkëmbje nuk është e ekuilibruar, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Nga rimëkëmbja në riekuilibrim” të publikuar të mërkurën.

Banka Botërore vlerëson se rritja reale e PBB-së të Kinës do të ngadalësohet në 2 për qind sivjet para përshpejtimit deri në 7.9 për qind vitin e ardhshëm, teksa shpenzimet e konsumit dhe investimet e biznesit vazhdojnë të shpejtohen, së bashku me shtimin e fitimeve të kompanive e të të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të tregut të punës.

Megjithatë, Banka Botërore vlerëson se pandemia ka acaruar çekuilibrat në ekonominë kineze, si borxhi relativisht i lartë publik e privat dhe përkeqësimi i fërkimeve me partnerët kryesorë tregtarë. Ndikimet e pandemisë do të vazhdojnë të dëmtojnë veprimtarinë ekonomike, pavarësisht nga përpjekjet për kontrollin e përhapjes së virusit, shton raporti.

“Në mjedisin global vazhdon pasiguria e lartë dhe kjo kërkon një kornizë politikash përshtatëse. Një tërheqje e parakohshme e politikave dhe shtrëngimi i tepruar mund ta nxjerrin rimëkëmbjen nga binarët,” tha Martin Raiser, drejtori i Bankës Botërore për Kinën.

“Heqja e përkrahjes financiare duhet të zbatohet gradualisht, por fokusi duhet të zhvendoset nga infrastruktura tradicionale te shtimi i shpenzimeve shoqërore dhe i investimeve të gjelbra,” theksoi Raiser, raporton Radio e Jashtme e Kinës.

Banka Botërore vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e madhe të reformave të Kinës drejt novacionit dhe rritjes në bazë të konsumit.

“Për riekuilibrimin e ekonomisë nga investimet në rritjen e mbështetur më shumë te novacioni dhe shërbimet, Kina do të ketë nevojë të shfrytëzojë potencialin e rritjes të zonave metropolitane dhe të grupeve të qyteteve më të zhvilluara dhe novative të saj ,” tha Sebastian Eckardt, kryeekonomisti i Bankës Botërore për Kinën.

“Një ndryshim i tillë duhet të shoqërohet me politika financiare, për të siguruar ofrimin e më shumë shërbimeve të barabarta publike dhe shtimin e investimeve në kapitalin njerëzor për banorët që jetojnë jashtë zonave urbane dhe provincave bregdetare,” shtoi ai.

banka boterore ekonomise kineze mekembja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump refuzon armëpushimin me Iranin/ Pas zgjedhjeve të nëntorit pritet rifillimi i bombardimeve

10:15 / September 26, 2026

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.