Kur vjen puna te prezantimi i klubeve shqiptare në kompeticionet europiane, ato nuk kanë rekordet më të mira. Megjithatë, klubet shqiptare kanë bërë historinë e tyre në këto kompeticione teksa ditën e sotme UEFA në bazë të një përllogaritje me pikë ka publikuar një renditje me klubet më të suksesshme në Ligën e Kampionëve duke nisur nga viti 1955 deri në vitin aktual, 2020.
Në 500 klubet e para më të suksesshme, ekipi i parë shqiptar në renditje është Tirana. Kampionët aktualë të Shqipërisë ia kanë dalë të grumbullojnë 20 pikë, teksa renditen në vendin e 140. Bie në sy se pas tyre renditen gjermanët e Volfsburg apo Atalanta, Sampdoria, Parma apo Leister. Ndërkohë, me pesë pikë më pak se kryeqytetasit vjen Skënderbeu.

