Kur ishte vetëm 15 vjeç në vitin 2015, ajo bashkë me dy bashkëmoshatare u largua nga Britania e Madhe për t’ju bashkuar radhëve të Isis në Siri.
Ajo u tërhoq nga fjala radikalizëm xhihadist e propaganduar në ëeb dhe në kërkim të një burri të devotshëm për ‘kauzën’.
Tani Shamina Begun, 19 vjeç është në pritje në një bebeje dhe lutet që të kthehet në Angli.
Ky rast ka përfunduar në të gjitha gazetat, duke treguar me foto dhe video rrethin e mbyllur në aeroportin e Gatëick nga ku Shamina- vajza britanike me prejardhje myslimane- kishte zbarkuar së bashku me dy mikeshat e saj, 15 dhe 16 vjeç, me destinacion të parë Turqinë.
Gati 4 vjet në distancë, një i dërguar i Times, Anthony Loyd, ka zbritur në një kamp refugjatësh sirian, ku Shamina jeton e shoqëruar nga bashkëshorti i saj-një holandez i konvertuar në fenë islame, që vajza e ka takuar në ‘frontin e luftës’.Te dy janë dorëzuar tek një ushtri kundër-Isis.
Vajza nuk shpreh pendesë për eksperiencën e jetuar, por pranon që ka vuajtur nga dhuna e kalifatit.
