Josif Kavaja terrorizoi Elbasani për disa orë të tëra si dhe shkëmbeu zjarr në drejtim të efektivëve të Policisë. Ishin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që bënë të mundur neutralizimin duke iu përgjigjur me të shtëna pas 16 orësh ndjekje.
Motra e Josif Kavajës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku është shprehur se i vëllai kishte qëlluar me armë pasi kishte frikë se mos e vrisnin.
Ajo ka pranuar se i vëllai kishte shfaqur shenja depresioni, por nuk kishte probleme me banorët e fshatit. Sipas saj, i vëllai i kishte dhënë para borxh një bariu në atë zonë, por ky i fundit nuk ia kishte kthyer dhe lëvizte me armë në fshat.
Motra e Josif Kavajës, ka thënë se kjo e ka nxitur të vëllanë të qëllojë me armë sepse kishte frikë se mos bariu e vriste.
“…. ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij. Nuk ka pasur probleme. Ka pasur shenja depresioni. Nuk i ka dhunuar prindërit asnjëherë. Jo nuk e dinim për armë Kemi dëgjuar një bari që shkon atje i ka marrë lekë borxh dhe nuk ja jepte. Ai e ka nxitur”, është shprehur motra e Josif Kavajës.
Gazetari: Bariu më thanë se dilte me armë me leje dhe vëllai ka dyshuar mos e vriste?
Motra: Kështu e kemi dëgjuar edhe ne. Kemi ditë që nuk kemi folur se nuk mbante as telefon. Jetonte i vetëm në atë zonë nuk ka njerëz të tjerë.
