Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

COVID-19 në Kosovë/ Ulet numri i të infektuarve, 249 raste të reja dhe 538 të shëruar për 24 orë

15:45 / December 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosova koronavirusi1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se lakorja e infeksionit të qytetarëve me COVID-19 është duke rënë.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë javë janë vetëm tetë komuna në zonën e kuqe, nga trefishi i fillim muajit dhjetor.

Sipas tij, edhe më tej qyettarët e vendit duhet të respektojnë masat e marrura për të parandaluar infeksionin me COVID-10.

“Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante. Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetëm 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor”, ka thënë ai.

Zemaj tregoi se cilat janë komunat në tri zonat e kategorizuara nga kjo ministri.

“Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku. Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda. Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu”, ka shkruar ministri Zemaj.

Ai gjithashtu potencoi se pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndërsa kujdesi duhet të rritet.

“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me COVID-19. Bashkë ia dalim”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në rrjetin social në Facebook.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.