Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bursat financiare për studentët, 12 mijë përfitues për vitin e ardhshëm akademik

16:53 / December 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universitetet 1 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

12 mijë studentë të universiteteve publike në vend janë përfitues të bursave financiare  për vitin e ardhshëm .  Ministria e Arsimit  ka rritur fondin  për programin “ Granti për mësimdhënie” ku janë të përfshira bursat të cilat përllogariten të kapin një vlerë  deri në 1.1 mld lekë. 

Në kuadër të  Paktit për Universitetin, nisur nga nevojat për përmbushjen e objektivave  të institucioneve  të arsimit të lartë, më herët,  përfaqësues të ministrisë  i  kanë kërkuar  Ministrisë së Financave shtim të fondeve  deri në 900 mln lekë,  në zërin e programit “Transfertë e pakushtësuar”.

Për studentët përfitues,  bursa financiare paguhet nga data e regjistrimit në rastet e aplikimit në fillim të vitit akademik që përfshin fazën e parë. Për fazat e tjera, bursa financiare paguhet nga muaji pasardhës, kur studenti ka paraqitur kërkesën dhe përfitojnë vetëm ata student që plotësojnë kriteret e përcaktuara. nga Janari 2021 e në vazhdim, për vitin akademik 2020-2021, datat e dorëzimit të dokumentacionit nga studentët të jenë brenda datës 25 të çdo muaji.

Në udhëzimet e aplikimit saktësohet se nuk do të përfitojnë bursë studentët që janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë vetë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen ekselentët. Ndërkohë që edhe studentëve përsëritës i ndërpritet mbështetja nga fondet publike me përjashtim të rasteve madhore. Kjo pasi këta studentë nuk e kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

bursat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.