Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

20-vjeçarja udhëton tapë në Tiranë, arrestohet nga “blutë”

09:46 / December 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Kruja1 770x385 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ku njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim.

Personi në kërkim është A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S.

Gjithashtu në pranga ra A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik .

I arrestuar tjetër është E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa 20-vjeçarja Xh.P. u arrrestua pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik . Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.P., 20 vjeçe, pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet TIRANË
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.