Pasi ‘shpërtheu’ varianti i ri i koronavirusit në Britaninë e Madhe, raste të reja janë regjistruar në disa shtetet. Raportohet se dhe në Spanjë janë shënuar rastet e para me variantin e ri të COVID-19. Mësohet se bëhet fjalë për 4 raste, të cilat janë identifikuar në Madridit.
Sipas The Guardian, të katër rastet përfshinin njerëz të cilët kohët e fundit erdhën nga Mbretëria e Bashkuar. “Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më serioze”, tha ai.
Spanja pranoi dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pritet që nga e diela të fillojë vaksinimet.
