Flasin familjarët e Josif Kavajës 45 vjeçarit i cili qëlloi me armë drejt policisë në Elbasan.
Konflikti sipas motrës së Kavajës ka nisur vet mes tij dhe një bariu i cili i kishte lekë borxh. Ndër të tjera e motra thotë se 45 vjeçari ditët e fundit nuk ka qenë mirë, por ishte i stresuar. Mes lotësh ajo tregon dhe bisedën e fundit me të se si e kishte pyetur se çfarë kishte por ai i ishte shmangur duke mos i treguar asgjë.
Familjarët shprehen se djali i tyre ishte person i mirë dhe se në momentin që e kane plagosur ka dashur të dorëzohet por forcat RENEA e kanë plagosur me 2 plumba.
Ndërsa për arsenalin e armëve ata se nuk kishin dijeni që Josifi i mbante në shtëpi, ndërsa shtojnë se arsenalin e armëve i ka marrë te depot e ushtrise kur u hapën ateherë.
“Këtë herën e fundit ka 3 javë që ska qenë mirë, shumë i stresuar, siç e shikoni është duke mjellur bimë mjekësore të gjitha bimët tua tregoj të gjitha. Bagëtitë i ka dele lopë, shiko sa mullarë bari ka.
Këto 2 javë ai u agresu edhe me prindërit , se prindërit iu dhimben dhe nuk e thonë por duhet ta thonë të vërtetën siç është se nuk ka qenë mirë nga gjendja mendore këto 2 ose 3 javë .
Dhe kur erdhi te unë i thashë o vëlla smë dukesh mirë të dhemb dicka, po tregoi motrës. e mu largua smë tregoi, do iki në shtëpi. Po prindërit e ndihmojnë sa herë. Këto 2 javë u agresu më shumë me atë bariun se i kishte dhe borxh, ata i kanë 1 milion e gjysmë, se nëna thotë 400 por ata i kanë më shumë.
E kam dëgju vëllain që thotë më kanë marrë misrin e ua kam dhënë se kam gjithë atë misër ama mos të ja japin djersën kanë hyrë në gjynah me të dhe tia japin lekun një për një se nuk ia lëmë.
Shteti duhet tu japë kurajo njerëzve punëtorë si im vëlla që rri e jeton këtu sepse është në të mirën e të gjithëve ne, ne jemi të revoltuar sepse dhe unë kam qenë në kurbet në Greiq se i jam përkushtuar punës. Vete i bëj të gjitha vete. dhe ai i ka mbjellë të gjitha me duart e veta”, thotë e motra mes të tjerash në Report Tv.