Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti në afërsi të Karbunarës, në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Sipas policisë rreth orës 09.40 janë përplasur mjeti tip Lancia dhe Volksvagen.
NJOFTIMI
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vëndin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
