Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e të dielës në aksin rrugor Berat-Poliçan në afërsi të Uznovës. Makina është përplasur me një furgon dhe ka dalë nga rruga.
Për shkak të shpejtësisë mjeti ka përfunduar në oborrin e një shtëpie pasi ka shembur murin rrethues.
Shkak për aksidentin mendohet të jetë lagështira e krijuar nga reshjet, e cila ka shkaktuar rrëshqitjen e mjeteve. Aksidenti ka ndodhur në vendin quajtur ‘Kandari’ ku dy mjetet, një furgon tip Benz me targa AA 462 AM dhe një makinë tip Honda me targa AA 259 FT janë përplasur kokë më kokë me njëri tjetrin.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Honda, ndërsa mjeti tip furgon nga goditja është përmbysur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit për ta dërguar me urgjencë në spital.
