Masa të tjera të kontrollit shëndetësor kanë paralajmëruar autoritett greke me Shqipërinë dhe vendet e tjera.
Propozohet që testi COVID të bëhet para kontrollit të pasaportave.
Kjo masë synohet të të merret për të mbrojtur stafet e policisë kufitare. Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia, në Janinë.
Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.
Në rast se një person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa pasur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.
